Rreth Nesh

Historiku

Kompania "KASTRATI COMMERCE" është themeluar në vitin 1990. Hapat e parë i filloi si ndërmarrje zejtare për përpunimin e drurit, shërbimet kualitative nga përpunimi i drurit bën që ndërmarrja të punojë së pari në Prizren e rrethinë, në Rrafshin e Dukagjinit pastaj edhe në vende tjera të Kosovës dhe në Shqipëri.
Pas suksesit të ndërmarrjes në këtë veprimitari, ndërmarrja jonë filloi me shitjen e drurit kështu vazhdoi deri në vitin 2000.
Ndërmarrja jonë e zgjeroi biznesin e saj në këto veprimtari: në sektorin e prodhimit i ndarë në katër vija kryesore: prodhimi i dyerve dhe dritareve nga plastika (PVC), (AL) dhe druri, prodhimi i xhamave termopan, fasada strukturale si dhe prodhimin e roletave të brendshme dhe të jashtme.
Gjithashtu dhe në sektorin e shitjes (tregëtisë) vazhdon të ofrojë një asortiman të gjerë të produkteve të natyrave të ndryshme përmes vijës së prodhimit dhe importit.
Pas pervojes shumevjeqare kompania jone ka filluar me ndertimin e objekteve te uleta dhe te larta, me nje staf profesional.